Aktorja e njohur pret të bëhet nënë në moshën 48-vjeçare
Aktorja e njohur, Rachel Weisz ka dekluar se po pret një fëmijë në moshën 48-vjeçare. Ajo ka një djalë në moshën 11-vjeçare, ndërsa bashkëshortin e saj, Daniel Craig, i cili ka luajtur dhe rolin e agjentit 007, James Bond, ka një vajzë në moshën 25 vjeçare nga martesa e parë. Në një intervistë në “New York Times” Rachel tha se ishin shumë të lumtur për këtë shtatzëni. Ata janë së bashku prej 8 vitesh dhe u martuan në New York në 2011. Rachel i tha “New York Times” se nuk e dinte ende gjininë e fëmijës. Lidhur me martesën: “Jam shumë e lumtur”.


KOHA JONË SONDAZH

