Aktorja e njohur turke përplaset publikisht me Can Yaman
Teksa xhironin për filmin “Një puthje në errësirë”, Can Yaman dhe Demet Ozdemir u përfolën për një lidhje të mundshme.
Ndonëse ata e mohuan vazhdimisht një gjë të tillë, fotot që publikuan mediat turke tregonin të kundërtën.
Pas fotove ku shfaqeshin bashkë, aktori me origjinë shqiptare pranoi se ka pasur një lidhje të shkurtër me aktoren.
Porz tashmë mes tyre ka ndodhur një zënkë publike, e cila po komentohet shumë në media.
Pas ndarjes, aktorët nuk paskan ruajtur marrëdhënie të mira dhe këtë e tregon debati i tyre i fundit.
“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia. Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im”-ka thënë aktori.
Demet Ozdemir i ka kthyer përgjigje duke e quajtur aktorin egoist.
“Disa njerëz egoistë e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve”