Aktorja e njohur turke po bëhet nënë për herë të tretë
Aktorja e njohur turke Berguzar Korel, e cila njihet për rolin e famshëm “Shehrazade” do të bëhet nënë për herë të tretë. Këtë lajm ajo e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregoi se do të bëhej nënë e një vajze. Brenda shumë pak momentesh, kanë vërshuar komentet dhe urimet nga miqtë e fansat.
Aktorja u martua me Halit Ergenç në vitin 2009 dhe çifti i famshëm janë prindër të Han, djalit që erdhi në jetë marsin e vitit 2020.
Çifti turk është vënë shpesh në qendër të mediave për shkak të ulje-ngritjeve të shpeshta, megjithatë tani ata i kanë lënë pas të gjitha. Mesa duket të gjitha mosmarrëveshjet mes çiftit të famshëm janë bërë shkak për këto lajme të cilat jo rrallë herë kanë bërë bujë.
Ata janë njohur në vendin tonë nga telenovela “1001 netë“ me rolet përkatëse Onur dhe Shehrazade dhe vazhdojnë të jenë një çift i lumtur.
Ka qënë vetë aktori ai që ka reaguar kur është pyetur për martesën duke thënë se është lodhur me thashethemet mbi ndarjen e tyre.
“Janë thashetheme të shëmtuara. Ne kemi një fëmijë dhe këto që thoni na kanë mërzitur shumë” – është shprehur Halit Ergenc.
Kujtojmë se “Shehrazade” është po ashtu nënë e Aliut, që e ka nga martesa e parë.