Aktorja e njohur turke zbulon sekretin e bukurisë

Të gjithë jemi njohur me të si Hylja në “Flakë pasioni” dhe nuk mund të mos kini vënë re se aktorja Burcu Biricik është jo vetëm e talentuar por edhe shumë e bukur.

Ajo ka ndarë me të gjithë fansat e saj sekretin e saj të bukurisë, një maskë të cilën edhe ju mund ta aplikoni lehtësisht.

 “Freskia ime vjen falë maskës me baltë që unë përdor thuajse çdo muaj. Kjo maskë ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe mund të aplikohet në të gjithë trupin” – ka thënë aktorja.

Por si mund të përgatitet një maskë balte?

Ka lloje të ndryshme baltash në bazë të llojit të lëkurës tuaj. Balta mund të blihet kudo dhe gjendet në formën e çajit. Në një lugë balte, shtohet një lugë mjaftë dhe disa pika vaj. Maska e përgatitur mbahet për 10-15 minuta dhe më pas shpëlahet.

SHKARKO APP