Aktorja Eliza Dushku është ngacmuar seksualisht kur ishte 12 vjeç

Aktorja shqiptare Eliza Dushku është një tjetër emër i njohur që ka qenë e ngacmuar seksualisht. Eliza vetë ka treguar se në moshën 12-të vjeçare ka qenë e ngacmuar gjatë xhirimeve të filmit “True Lies”, nga Joel Kramer. Tregimi i Elizës është i tmerrshëm. Ajo thotë se edhe sot, 25 vite pasi ka ndodhur ngjarja, e kujton saktë mënyrën se si Kramer e ka mbajtur në prehrin e tij, se si ai insistonte që ë shkonte në dhomën e tij të hotelit dhe se si ai është sjellë në mënyrë të mirë me prindërit e saj, që ata t’i besonin vajzën atij. “Hollivudi ka qenë i mirë me mua, por Hollivudi ka dështuar të më mbrojë si një aktore e vogël, aktore fëmijë asokohe. Nëpër vite, fansat më kanë treguar se si rolet e mia në filma i kanë ndihmuar ata të jenë dikush në jetë”, tregon Eliza në rrjetin e saj social Facebook, aty ku edhe ka treguar rrëfimin e saj. Joel Kramer ka qenë përgjegjës për sigurinë e Elizës gjatë xhirimit të filmit “True Lies”, me aktoren në një moshë shumë të re. Eliza thotë se ka ardhur në përfundim që tani ta bëjë të ditur ngacmimin që i ka ndodhur kur ka qenë e vogël, pasi sheh se edhe koleget e saj po e bëjnë të njëjtën gjë.  “Kjo do të më sjellë një qetësim në shpirt dhe fundin e një stuhie në jetën time”. ka shkruar mes të tjerash Eliza Dushku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?