Aktorja meksikane: Jam 50 vjeç, por po punoj më shumë se kurrë
Ajo cilësohet si një nga femrat më të bukura në botë. 50 vjeçarja Salma Hayek, ka bërë një set fotosh të reja për revistën Rhapsody Magazine për United Airlines, ku ka folur rreth moshës së madhe në botën e Hollywood. “Nuk kam pasur kurrë kaq shumë punë. Të thonë, “kurse para, çdo gjë mbaron 30 vjeç”. Por më kanë thënë edhe nuk do të punosh kurrë në këtë qytet se je meksikane dhe ke theksin. Por tani jam 50 vjeç dhe po punoj më shumë se kurrë. Pjesa më e mirë janë femrat mes të 30-ve e lart. Si aktore kjo është kur je më e pasur. Por tani jam e lirë nga të qënit një bombë”, thotë aktorja meksikane. Hollywood është akuzuar kohët e fundit se nuk ofron role për aktoret e moshave më të mëdha duke krijuar kështu një stereotip që prek një pjese të konsiderueshme të aktorëve.
KOHA JONË SONDAZH

