Aktorja padit Weinstein: Më ka dëmtuar karrierën

Aktorja Ashley Judd ka paditur manjatin e Hollywood, Harvey Weinstein duke pretenduar se ai i ka dëmtuar karrierën, për shkak se ka refuzuar kërkesat e tij seksuale. Padia e depozituar  të hënën në gjykatë akuzon producentin e filmave për shpifje, ngacmim seksual dhe shkelje të ligjit të konkurrencës së padrejtë.

Judd 137shtë një nga femrat e para që akuzuan 66-vjeçarin për sjellje të pahijshme seksuale.

Weinstein po përballet me akuza të shumta për përdhunim, kërcënime dhe ngacmime seksuale. “Weinstein përdori fuqinë e tij në industrinë e argëtimit për të dëmtuar reputacionin e Judd dhe kufizoi aftësinë e saj për të gjetur punë”, shkruhet në padinë e paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?