Aktorja turke dhuron shumën e madhe për pacientët e sëmurë me kancer

Aktorja turke Hande Erçel e cila njihet me emrin “Hajat” nga seriali “Dashuria nuk njeh fjalë”, ka bërë një gjest bamirësie. Hande njihet për zemërgjerësinë e saj dhe kjo nuk është hera e parë që dhuron para.

Mediat turke bëjnë të ditur se aktorja 26-vjeçare ka dhuruar një shumë të madhe për pacientët e sëmurë me kancer. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë gjithashtu. Hande vitin e kaluar humbi nënën e saj për shkak të kancerit prandaj e ka parë nga afër vuajtjen e këtyre pacientëve.

Mediat turke nuk kanë bërë publike shifrën e dhuruar nga aktorja por bëhet fjalë për një shumë të madhe. Hande Erçel është një nga aktoret më të pëlqyera në Turqi, me një sërë rolesh në seriale që janë transmetuar edhe në vendin tonë.

Ajo bën shpesh bamirësi dhe vetëm pak muaj më parë dhuroi 250 mijë lira turke për fëmijët që kishin humbur nënën nga kanceri.

SHKARKO APP