Akuza për dhunë seksuale, aktori i njohur padit Kevin Spacey
Probleme të reja ligjore për Kevin Spacey. Aktori i njohur fitues i çmimit Oscar u padit për dhunë seksuale nga aktori Anthony Rapp dhe një burrë tjetër i cili kërkoi të mbetet anonim.
Akuzat datojnë në vitet 1980 kur të dy viktimat ishin rreth moshës 14 vjeç 14. Tre vjet më parë Rapp e kishte akuzuar Spacey për veprime të padëshiruara ndaj tij kur ishte ende i mitur.
Rapp pretendon se Spacey e ftoi atë në një mbrëmje në banesën e tij në 1986.
“Kevin Spacey ka abuzuar seksualisht me Zotin Rapp dhe një tjetër burrë, i cili ka preferuar të qëndrojë anonim, kur ishte 14 vjeç”- ka thënë për ‘Deadline’ avokati Peter Saghir.
“Sjellja e Spacey ishte jo vetëm e pahijshme dhe abuzive, por është një krim i rëndë”- vijoi më tej avokati. Padia pretendon që të dy akuzuesit kanë pësuar dëmtime psikologjike për shkak të abuzimit të Spacey.
Kur Rapp akuzoi për herë të parë Spacey tre vjet më parë, aktori tha se nuk e mbante mend incidentin, por që nëse do të ndodhte, do të kishte qenë rezultat i “sjelljes së papërshtatshme të dehur”.
Kjo nuk është hera e parë që Kevin përballet me çështje penale dhe civile pë dhunë seksuale.