Akuzohet për vjedhje idesh, reagon Kim Kardashian

Ajo ka marrë vlerësime të mëdha si një ikonë mode, por aftësitë e Kim Kardashian janë vënë në pikëpyetje, pasi është akuzuar se ka vjedhur idetë për linjën e saj të re të veshjeve të fëmijëve, “The Kids Supply”.  Ylli televiziv 36 vjeç është gjendur në mes të debateve, pasi llogaria “Diet Prada” në Instagram ka treguar se ajo ka kopjuar idetë e Rei Kawakubo and Demna Gvasalia. Megjithatë, zëdhënës të Kim Kardashian ka mbrojtur krijimin e Kim dhe janë shprehur se ajo ka patur për qëllim që kjo linjë të jetë një homazh i stilistëve të famshëm.

SHKARKO APP