Al Paçino, tani dhe super hero!

Alferdo James, apo siç të gjithë e njohim si Al Pacino tashmë veten e tij do ta provojë edhe me role ku do të luajë super heronjtë. Kështu ka treguar vetë ai, kur ka thënë se tashmë i ka angazhuar producentët që t’i gjejnë ndonjë rol që do t’i përshtatej Është i njohur për rolet e tij si detektiv, oficer i policisë, apo avokat. Por, kësaj here Al Pacino do të interpretojë në filmat me super heronj. Aktori 74-vjeçar ka zbuluar se është takuar me Kevin Feige, presidentin e Studios Marvel dhe ka deklaruar se së shpejti mund të jetë pjesë e një filmi të frymëzuar nga novelat grafike. “Jam takuar me atë tipin e Marvelit. Të shohim nëse do gjejë diçka të përshtatshme për mua dhe nëse mua do më duket e përshtatshme”, ka theksuar aktori veteran. Studioja Marvel ka prodhuar sagën e filmave ‘Iron Man’, ‘Thor’ dhe ‘Captain America’. Al Pacino ndër të tjera është i njohur për rolet e tij në filmat ‘The Godfather’, ‘Scarface’, ‘Scent of a Woman’ e në shumë të tjerë, duke u bërë njëri ndër emrat më të kërkuar të kinematografisë botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?