Alba Pollozhani ngjitet në skenën e finales, flet për largimin nga gara: Kam gjetur dashurinë
Në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Kosova 4, në skenë është ngjitur edhe ish-banorja shumë e përfolur, Alba Pollozhani. Asaj iu dha mundësia të mbante një fjalim para audiencës, ku u shpreh mirënjohëse për eksperiencën dhe për mbështetjen që kishte marrë gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Më erdhi keq për mënyrën si dola, sepse ndoshta mund ta shtyja më shumë”, tha Alba, duke iu referuar tërheqjes së saj vullnetare nga gara disa javë më parë. Vendimi i saj për t’u larguar kishte ardhur pas komenteve të shumta që kishte marrë lidhur me deklaratën për dëshirën e saj për t’u mbuluar, një temë që kishte nxitur reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Megjithëse ende nuk ka vendosur mbulesë, Alba u shpreh falënderuese ndaj publikut dhe ndaj të gjithë atyre që, sipas saj, kontribuan në rrugëtimin dhe suksesin e saj në këtë edicion të BBVK 4. Mbrëmja finale vazhdoi mes emocioneve, ndërsa rikthimi i saj në skenë u konsiderua një nga momentet më të komentuara të natës.
KOHA JONË SONDAZH

