Alban Skënderaj në baladë: Dedikim për ata që kanë nevojë për ndryshim

Kompozitori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj ka publikuar projektin e ri muzikor ‘Nuk je vetëm.’ Pas disa bashkëpunimeve, këtë sezon veror ai ka zgjedhur të vijë me një baladë dashurie.

Ai njihet për suksesin që ka me këngët e tij, pasi kujdeset vetë për melodinë dhe tekstin, i cili prek një pjesë të mirë të njerëzve.

“Mu desh të arrija në këtë pikë të jetës time që duke dëgjuar vargjet e një kënge që kam shkruar vetë të reflektoja thellë e ta përjetoja si cdo njeri tjetër. Këtë këngë ia drejtoj fillimisht vetes dhe kujtdo që ka dëshirë të jetojë cdo frymëmarrje dhe ka nevojë të bëj një kthesë të madhe në jetë,” – shkruaji ai në Instagram.

Albani kishte disa kohë që nuk kishte publikuar një këngë të re, por ka dhënë disa koncerte të mëdha si ai në sheshin e Prishtinës, ku ishte i ftuar edhe violinisti Olen Cesari.

SHKARKO APP