Alesio Aliaj: E vërteta e historisë me deputeten shqiptare
Alesio Aliaj, modeli nga Tropoja, disa muaj më parë u bë pjesë e faqeve të para të gazetave në vend, me pohimin se ka pasur marrëdhënie me deputete shqiptare. Këto deklarata edhe pse asnjëra prej tyre nuk është vërtetuar me fakte, po shihin si mënyra për të “shitur” veten mediatikisht dhe një lloj marketingu, i cili përheq lexuesin dhe shton klikimet e portaleve.
Modeli i cili ka jetuar për shumë vite në Australi, ku si duket nuk ka hequr dorë nga femrat VIP. I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ka folur për jetën e tij artistike, lidhjen me Shqipërinë që është i detyruar ta vizitojë, pasi përveç familjes merret edhe me organizimin e eventeve të ndryshme me artistë botërorë. Ai thotë që nuk e ka lënë modelingun, por puna e modës ndryshon, është bërë shumë e vështirë seç ka qenë.
“Një vajzë nga Milanoja më hapi dyert për herë të parë. Shumë njerëz që njihja më thoshin shpesh që modeling-u nuk është për ty, nuk bën për burra. Nuk më kanë interesuar asnjëherë çfarë kanë thënë e menduar të tjerët”, tha Alesio.
E ndërsa për lajmin që mbushi portalet shqiptare, për historinë e përfolur me një deputete shqiptare, modeli ka deklaruar se “nuk është e vërtetë, pasi kur unë erdha këtu më kanë pyetur, në karrierën tënde a ke patur marrëdhënie me deputete apo politikane dhe unë jam përgjigjur që në karrierën time kam patur marrëdhënie me biznezmene, politikane, deputete dhe jo se kam thënë se janë nga Shqipëria”. R.SH