Alesio: ”Harrom”, një copëz historie nga jeta. Flet për ringritjen nga zhgënjimi
Shpirti i fle tek baladat, pasi aty gjen folezën ku krijon tekstet e ndjera. Me siguri do të thoni se është një këngëtar që sa herë nxjerrë këngë, thyen zemra por JO. Alesio Zaloshnja, edhe pse nuk ka dalë në treg me këngën e parë, është një i ri që është premtues për skenën. Muzika është dashuria e tij e parë dhe ndër vite ka marrë pjesë në disa gara muzikore.
Sot ai punon në një studio ku realizon muzikë dhe shpreson që nga aty të arrijë të krijojë zhurmën që dëshiron. Në vitin 2017, Alesio Zaloshnja mori pjesë në ”The Voice of Albania 6”, sepse e shihte si mundësinë e artë për t’u bërë i famshëm edhe pse rrugëtimi i tij aty nuk zgjati shumë.
Prej muajsh ai po merret me ”Harrom”, kënga e tij e parë që do të shoqërohet edhe me videoklip por ndonjë fati është ai që kontrollon dhe merr drejtimin e gjërave. Tërmeti dhe Covid-19, i’a vështirësuan punën por Alesio thotë se kënga do të jetë në Youtube shumë më shpejt sesa ne mendojmë.
Ai thotë se ”Harrom”, nuk është vetëm një këngë por ajo është një copëz historie nga jeta. Nga ana tjetër, ai tregon më shumë pse ka vendosur që të vijë me një këngë pop/balad dhe çfarë mesazhi dëshiron që të përcjellë.
”Arsyeja pse kam zgjedhur të jetë POP/BALAD është se historia ëshë e bazuar mbi një realitet të ditëve të sotme. E kam shkruar tekstin realisht ashtu si jam ndjerë në atë moment. Ndonjëherë është e vështirë që momente dobësie dhe zhgënjimi ti kthesh në forcë dhe të ecësh përpara i vetëm dhe t’ia dalësh mban dhe ti tregosh me bindje botës se ti mundesh”. Veç se të presim, i urojmë suksese Alesios në rrugën e bukur por shumë të vështirë që ka zgjedhur.