Almeda Abazi dhe bashkëshorti Tolgahan i bëjnë Tiranës një dhuratë të veçantë

Almeda Abazi, ish-Miss Shqipëria, e cila jeton në Stamboll, prej disa muajsh ka qëndruar në Tiranë ku ka marrë pjesë në drejtimin e ‘Dancing With the Stars’.

Në finale bukuroshes i është bashkuar dhe bashkëshorti, aktori turk Tolgahan Sayisman. Ditë më parë ajo dhe Tolgahan kanë bërë një dhuratë për qytetin e saj, Tiranën.

Çifti ka mbjell një pemë dhe emrat e tyre janë vendosur pranë saj. Almeda ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, duke e shoqëruar me një shkrim:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova fëmijërinë time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime pafund. Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me një fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Unë u largova nga ti por pemën time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kryeqytet është kthyer në traditë mbjellja e një pemë dhe gjelbërim nga personazhe të njohur të ekranit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?