Almeda dhe aktori turk largohen të zhgënjyer nga Shqipëria

Çifti më i diskutuar i momentit në rrjetet sociale është larguar i zhgënjyer nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Almeda Abazin, ish-miss Shqipëria 2008 dhe aktorin e njohur turk Tolgahan Saysiman.

Almeda ishte ftuar të merrte pjesë në Dancing with the Stars si moderatore, por pas tre muajsh, po largohet me një eksperiencë të hidhur.

Dhe jo vetëm kaq, edhe bashkëshorti i saj po ashtu ka marrë një “shije jo të mirë”, nga e gjithë sakrifica që bëri, duke lënë angazhimet në Turqi dhe duke marrë pjesë në finalen e Dancing.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që ka lënë hotelin ku ka qëndruar për tre muaj, Almeda ka treguar se ka paguar ujin, rrobat që ka larë dhe hekurosjen e kostumit të burrit, i cili kishte ardhur në spektakël pa asnjë kompensim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu ka shkruar ish-Miss Shqipëria, duke treguar se virtyti më i miri i shqiptarëve ka qenë mikpritja, por që këtë herë u nda e dëshpëruar.

Almeda shkruan: Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTSA duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një ‘mirëserdhe’, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët. Faleminderit produksioni i Dancing with The Stars! Tirana të dua”.

E kontaktuar nga meganews.al, Almeda është shprehur se nuk e dinte që në hotel do t’i duhej të paguante dhe për shërbimet, pasi mendonte se gjithçka ishte e përfshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?