Amarda Toska rikthehet në ekran, ja kur

Së fundmi biznesmenia dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska tërhoqi shumë vëmendjen me fotot nga pushimet në Turqi, duke u shfaqur si gjithnjë në super formë. Pas pushimeve, Ami është rikthyer në Shqipëri dhe menjëherë ka nisur punën dhe xhirimet për projektin e saj.

Me anë të një postimi në Instagram, Ami ka zbuluar se ka filluar puna për edicionin e gjashtë të programit “Lufta e nuseve”. “Lufta e nuseve në intensitetin e saj të plotë në këtë sezon të mbushur me dasma! Do jetë një sezon edhe më i bukur se gjithë të tjerët”, shkruan Ami.

Puna dhe xhirimet për një tjetër edicion të suksesshëm ka nisur. Na mbetet të presim edhe pak kohë për të parë sërish në ekran Amin me “Lufta e Nuseve”.

SHKARKO APP