Amber Heard dhuron për bamirësi paratë e divorcit
Amber Heard ka mbajtur premtimin duke dhuruar paratë e saj të divorcit për bamirësi.
Aktorja, e cila u nda nga Johnny Depp në vitin 2016, premtoi se do të dhuronte shumën prej 7 milionë dollarë për dy organizata bamirëse American Civil Liberties Union dhe Children’s Hospital Los Angeles.
Kjo e fundit konfirmoi se aktorja e ‘Aquaman’ bëri donacionin pas përfshirjes së saj listën e Honour Roll of Donors.
Raporti vjetor i vitit 2017 zbuloi se Amberi dhuroi 1-5 milionë dollarë në bamirësi.
“Ne kemi nderintë falenderojmë donatorët për bujarinë e tyre të jashtëzakonshme gjatë vitit 2017. Në emër të të gjithë fëmijëve dhe familjeve, jetët e të cilëve keni ndikuar dhe për gjithçka në Spitalin e Fëmijëve Los Anxhelos, ne ju falenderojmë,”-tha organizata.
Edhe pse Amber e akuzoi Johnny për abuzim familjar pas ndarjes së tyre, ata lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thuhej: “Marrëdhënia jonë ishte shumë e pasionuar dhe në kohë të paqëndrueshme, por gjithnjë e lidhur me dashuri, asnjëra palë nuk ka bërë akuza të rreme për përfitime financiare.”
KOHA JONË SONDAZH

