Amber Heard pranon për herë të parë se e ka goditur Johnny Depp për t’u vetëmbrojtur

Në ditën e tretë të proçesit që Johnny Depp ka hapur kundër tabloidit britanik ‘The Sun”, Amber Heard ka pranuar për herë të parë që edhe ajo e ka goditur aktorin, por për tu vetëmbrojtur. Modelja dhe artisjta ka deklaruar se ka reaguar në këtë mënyrë për të mbrojtuar veten dhe motrën e saj të vogël Whitney.

Artistja dhe modelja ka ritheksuar akuzat ndaj ish bashkëshortit, që mohon prej kohësh ndonjë dhunë fizike mbi të, si dhe ka hedhur në gjyq tabloidin, që e ka quajtuar aktorin në 2018 një dhunues grash. Heard e ka akuzuar që ai e ka goditur me grushte, shkelma, goditje në kokë dhe i ka nxirë syrin, duke bërë të ndjehej si një të burgosur. Një nga episodet më të rënda ka ndodhur gjatë një fundjave të gjatë në Australi, ku ish bashkëshrti i ka gjuajtur me shishe.

Nën presionin e avokatëve të palës tjetër Amber pranoi që e ka goditur edhe ajo me shishe Johnny, një episod që deri tani e kishte mohuar. Ajo ka vepruar në këtë mënyrë për tu vetmbojtur me frikën që Depp mund ta ‘hidhte nga shkallët siç kishte bërë më parë me Kate Moss’, një informcion sipas saj i marrë nga dy burime anonime.

SHKARKO APP