Amerikanja e “C’est la vie” zbulon si u bë pjesë e spektaklit
Si erdhi në Shqipëri një grua amerikane për vetëm 2 vjet dhe qëndroi për 11 vite e ndoshta më shumë? Mund t`ia kemi bërë këtë pyetje vetes shpeshherë teksa kemi parë Jennyn si juri në “C`est la vie”.
Muzikantja ishte e ftuara e Rudinës për sot ku tregoi se në Shqipëri kishte ardhur për hir të të shoqit, që erdhi për kishën, si pastor dhe se në fillim nuk dëshironte të qëndronte gjatë. Ndryshimet janë të vështira për çdo njeri.
Megjithatë ajo u ambientua shpejt, bashkë me dy djemtë binjakë dhe vajzën e adoptuar.
Jenny tregoi se pas lindjes së dy djemve binjakë donte edhe një vajzë. I ishte lutur bashkëshortit të saj, pastor, që të birësonin një në Kinë, pasi atje Shtëpitë e Fëmijëve janë të mbushura plot me vajza për shkak të diskriminimit gjinor.
Me pak vështirësi burri i saj ishte bindur dhe e morëm vajzën që atëherë ishte 10 muajshe, kurse sot është 11-vjeçe.