Ana e errët e Princit Filip, nga tradhtitë tek antipatia për Lady Dianën

Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetë II dhe bashkëshorti më jetëgjatë i një monarkeje britanike, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare. Philip kaloi 65 vite duke mbështetur mbretëreshën, ai u tërhoq nga roli i tij publik në 2017-ën dhe qëndroi kryesisht larg vëmendjes që atëherë. Në vitet e tij aktive, ai ndihmoi në përcaktimin e një kursi të ri për monarkinë nën një mbretëreshë të re, duke mbrojtur Britaninë, kauzat ambientaliste, shkencën dhe teknologjinë.

Filipi u konsiderua që në moshë të re një “pushtues” aq sa fama e tij ishte gati të hidhte në erë martesën e tij me Elizabetën. Ka patur shumë thashetheme në lidhje me jetën e Filipit që Pallati Buckingham u përpoq t’u mbyllte gojën. Një serial i njohur televiziv, “The Crown” tregon jetën e Royals. Në këtë trillim përmenden pasionet e princit Filip. Disa libra kanë shfaqur emra dhe mbiemra rreth të dashurave të pretenduara të princit. Më i njohuri, edhe nëse kishte pak sukses, ishte “Burri im dhe unë: Historia e Brendshme e 70 Viteve të Martesës Mbretërore”, botuar në 2017.

Në 1948 thuhet se Princi Filip u bashkua me aktoren Pat Kirkwood në dhomën e zhveshjes së Hippodromit në fund të një spektakli. Princi i sapomartuar e çoi për darkë në restorantin Les Ambassadeurs. Se çfarë ndodhi atë natë nuk dihet, por ajo që dihet është se që të dy hëngrën mëngjesin së bashku të nesërmen.

Filipi atëherë kishte një pëlqim për Galina Sergeevna Ulanova, balerinën e parë absolute të Bolshoi. Princi ishte një nga admiruesit e saj dhe gjatë një qëndrimi në Londër të balerinës ai donte ta takonte. Zërat e këqinj flasin për një aventurë kalimtare mes të dyve, të tjerët anonin drejt një simpatie profesionale.

Midis të dashurave të dyshuara të Filipit, gjithashtu shfaqet edhe vjehrra e djalit të tij Andrea. Bëhet fjalë për Susan Barrantes, nëna e Sarah Ferguson, gruaja e Andreas, fëmija i katërt i Filipit. Askush nuk ka prova në lidhje me këtë pretendim të rrallë, por thashethemet u përhapën për shumë vite, deri në vdekjen e saj të parakohshme në 1998, në një aksident automobilistik.

Marrëdhënia me Lady Diana

Deklaratat e një mikeshës së Dianës në vitin 2008 shkaktuan një sensacion, sipas të cilit Filipi i drejtoi nuses së tij “fjalë plot mizori dhe përbuzje”. Fjalitë janë mohuara nga Pallati Buckingham, natyrisht. Vite më vonë komisioni hetimor që hetoi vdekjen e gruas së Karlos, gjeti letra që Diana dhe Filip po i shkruanin njëri-tjetrit në periudhën më të errët. Diana i kërkoi ndihmë vjehrrit të saj për të shpëtuar martesën dhe Filipi me shumë ndjenjë premtoi se ai do të bënte gjithçka për ta ndihmuar por në të njëjtën kohë pranoi ”Unë nuk jam një këshilltar martese shumë i talentuar”.

SHKARKO APP