Ana Lika shkon tek berberi i lagjes në Itali të lyejë flokët, e ngacmon indiani, i nxjerrë çelsat e makinës

Para se të krijoheshe situata e rëndë nga koronavirusi, aktorja e njohur Ana Lika ndodhej në Itali për disa pushime të gjata, pasi u largua nga puna në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora  Ana Lika ka treguar një situatë mjaft komike që i ka ndodhur në Itali.

“Kam kaluar disa kohë në Itali dhe kisha nevojë të lyeja flokët, por nuk i njihja vendet mirë se nuk jetoj atje edhe përfundova duke i lyer tek berberi i lagjes. Me thënë të drejtën më nxorri një super lyerje flokësh, nëse jam në këtë lloj gjendje që jam sot, jam nga berberi i Italisë. 

Aty tek berberi kishte vetëm burra, ishte vetëm ajo goca që më lyeu flokët dhe unë. Kisha njërin përballë, më duket se ishte indian. Si duket unë i pëlqeva dhe bënte disa gjeste me sy që domethënë hajde. E pa që gjesti i parë nuk i eci mirë, ai nxorri një palë çelsa makine e ma bëri sërish me sy, hajde. 

Më vinte shumë për të qeshur, por hera e parë që e kam mbajtur të qeshurën, se thash në qytet dhe vend që nuk e njef, nuk ke kë merr në telefon t’i thuash hajde se më mori indiani. Pasi mbarova dola si zonjë me kokën poshtë, ka treguar Ana Lika.

Why?Not - Të ftuar Ana Lika dhe Ana Kodra

Lidhja me futbollistin

Prej disa kohësh kanë dalë fjalë për një lidhje dashuria mes Ana Likës dhe futbollistit shqiptar Amir Rrahmani. Ai është 26 vjeç dhe luan me ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

E ftuar në emisionin “Why Not”, Ana e ka pranuar publikisht lidhjen me futbollistin, por pa dhënë shumë detaje.

Roza Lati: A je e dashuruar?

Ana Lika: Jam shumë e lumtur, kjo i përmbledh të gjitha.

Roza Lati: Kanë dalë fjalë për një lidhje dashurie me një futbollist. Duke marrë parasysh që jeni në të njëtat lokacione edhe do donim të dinim nga ana jote, pasi kanë dalë këto lajme sa zemra çunash ke thyer?

Ana Lika: Besoj se do kem thyer shumë zemra çunash, por mund të kem thye edhe zemra gocash.

Roza Lati: Ti nuk do t’i përgënjeshtrosh këto lajme?

Ana Lika: Unë nuk po them asnjë gjë, tani nuk të dëgjoj fare nga ky xhami. (qesh)

SHKARKO APP