Andi rrëfehet për lotët e Elvanës pas skenave: Hidhnin baltë mbi ty, por…

Andi Gramo, i njohur në Shqipëri si DJ dhe si menaxheri i këngëtares Elvana Gjata ka bërë një dedikim për këtë të fundit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Andi shkruan se si Elvana ka qarë pas skenave shumë herë, edhe kur publiku e thërriste që të vinte të këndonte sërish. Ndër të tjera në rreshta, DJ, që dikur ishte një mik mjaft i ngushtë edhe me Flori Mumajesin, shkruan se është shumë krenar për Gjatën për gjërat që ka bërë ajo ndër vite dhe për performancën që këngëtarja dha një natë më parë në Festivalin e RTSh-së. Ai shkruan gjithashtu se është dikur bashkë me Elvanën lexonin lajmë dhe komente nga profilet false që e shanin dhe hidhnin baltë mbi të.

https://www.instagram.com/p/B6TCSsjgK80/

SHKARKO APP