Angela Martini i publikoi mesazhet ofenduese, reagon komentuesja

Angela Martini u martua befasisht para disa ditësh, ndërsa tashmë po jeton një jetë ëndrrash teksa ndodhet me pushime me bashkëshortin e saj, Dragos Savalescu. Ajo poston shpesh foto nga pushimet e saj, gjë e cila ka shqetësuar edhe një nga ndjekset e modeles.

Ajo e ka ofenduar atë duke bërë shumë komente negative. Por Angela nuk ja la mangut, duke ja postuar të gjitha komentet, ndërsa shprej se i vinte keq për një njeri që mban kaq inatë e frustrim brenda vetes. Pas kësaj faqja në Instagram e komentueses u zhduk.

Mirpo tani ajo u bë sërish e gjallë, e me sa duket, sipas saj, nuk ka qenë faji i saj për gjithçka ka ndodhur. “SHOKUESE! Miq dhe dashamire deshta t’iu njoftoj qe instagrami im eshte hakuar,ku t’njejten kohe edhe kane shfrytezuar INSTAGRAMIN tim me bo ofendime ndaj personave duke filluar nga ANGELA MARTINI e deri tek te afermit e mi,duke shfrytzuar emrin(profilin)tim.E tere ndergjegjia mbetet mbi hakuesin.
ME KEQARDHJE JU KERKOJ FALJE atyre personave qe jane ofenduar nga ato fjal qe fatkeqsisht sjane te shkruar nga une. Ju faleminderit per mirkuptim”, ka shkruar ajo në facebook.

SHKARKO APP