Angelina Jolie bëhet imazh i markës së famshme të parfumeve

Angelina Jolie pavarësisht të gjithave mbetet Angelina Jolie. Pas ndarjes nga bashkëshorti Brad Pitt të gjithë menduan që ky do të ishte dhe fundi i karrierës së aktores, kjo edhe për shkak të videove të fundit ku ka rrëfyer mes lotëve ndarjen me aktorin, por edhe për shkak të humbjes në peshë.

Por Jolie është rikthyer fuqishëm, dhe më e bukur dhe më femërore se më parë. Aktorja 44-vjecare së fundmi është bërë imazhi më i ri i markës ikonë të parfumeve franceze, ‘Guerlain’.

Angelina Jolie ka shfaqur gjithë hiret e saj aq shumë të admiruara nga femra dhe meshkuj në të gjithë botën, në reklamën e re të markës së parfumeve ‘Guerlain’. Ajo prezanton aromën më të re të linjës së njohur dhe që tani suksesi është i dukshëm.

GUERLAIN | Mon Guerlain - Eau de Parfum Intense - The New Film

Një nga detajet që ka rënë në sy janë tatuazhet e saj të cilët mbulojnë gjithë shpinën dhe e tregojnë shumë elegante.  Kompania franceze ka zgjedhur aktoren duke vënë në dukje fytyrën e saj dhe fizikun. Ajo shfaqet  me një grim mjaft të lehtë dhe tepër joshëse.

SHKARKO APP