Angelina Jolie është ribashkuar me dashurinë e parë, prezanton fëmijët me ish-burrin

Angelina Jolie ka kaluar kohë me ish-burrin e saj, Jonny Lee Miller për disa ditë kur ishte në një udhëtim në New York. Aktorja 46 vjeçare u pa duke hyrë në ndërtesën ku banon aktori britanik në Brooklyn bashkë me djalin e saj, Pax. Sipas gazetës britanike The Sun, Miller nuk është takuar vetëm me Pax, por gjithashtu dhe me djalin e vogël Knox.

Aktori Jonny ishte i martuar me Angelina për tre vjet në vitet ’90 dhe mbeti miq

“Pax është një fëmijë i ëmbël dhe mendoj se Angelina vendosi që do të ishte më e lehtë ta niste prezantimin me të. Ajo u kthye të nesërmen pasdite me Knox, i cili ishte gjithashtu kurioz ta takonte këtë djalë për të cilin gjithmonë flitej me kaq dashuri.”, tha burimi.

Ajo u pa me djalin e saj duke lënë shtëpinë në Brooklyn gjatë një udhëtimi familjar

“Ata qëndruan vetëm për pak kohë në banesën e Jonny por dukej se shkonin mirë.”, shtoi më tej burimi. Një ditë më parë, Jolie zbuloi se tre nga gjashtë fëmijët e saj kishin kërkuar të dëshmonin kundër babait të tyre, Brad Pitt në gjyq.

Burimet thanë për The Sun se fëmijët e Angelina-s shkuan mirë me Jonny gjatë vizitave

“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh. Gjyqi do të ndikojë tek to emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë.”, citohet në dokument, i cili u paraqit si pjesë e përpjekjes së Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja për shkak të lidhjeve të tij me ekipin ligjor të Pitt.

SHKARKO APP