Angelina Jolie: Fëmijët e mi kanë kaluar shumë!

Në intervistën e saj të fundit për Harper’s Bazaar, Angelina Jolie foli gjatë për kërkimin dhe gjetjen e vetes ashtu siç foli edhe për çdo mësim që ka marrë nga 6 fëmijët e saj.

“Ajo pjesë e jona që është e lirë, e egër, e hapur dhe kurioze mund të fiket shpesh nga jeta. Nga dhimbja apo dëmtimet që marrim. Fëmijët e mi e njohin versionin tim të vërtetë. Ata më kanë ndihmuar ta rigjej dhe ta shfaq sërish.”- u shpreh ylli i filmave.

44-vjeçarja është nënë e 6 fëmijëve nga martesa me Brad Pitt:  Maddox, 18; Pax, 15; Zahara, 14; Shiloh, 13; dhe binjakët  Knox dhe Vivienne, 11.

44-vjeçarja është nënë e 6 fëmijëve nga martesa me Brad Pitt:  Maddox, 18; Pax, 15; Zahara, 14; Shiloh, 13; dhe binjakët  Knox dhe Vivienne, 11.

PHOTO COURTESY OF HARPER’S BAZAAR

“Ata kanë kaluar shumë! Unë jam ajo që kam mësuar nga forca e tyre. Si prindër, ne përpiqemi t’i inkurajojmë fëmijët të jenë ata që janë dhe të bëjnë çfarë kanë mendojnë me zemër se është e drejtë. Pastaj, ata na shohin dhe presin të njëjtën gjë nga ne.” vazhdoi Jolie.

Si në prag fundviti, Angelina-s iu kërkua të japë një këshillë që njerëzit ta kujtojnë prej saj në 2020-ën.

Si në prag fundviti, Angelina-s iu kërkua të japë një këshillë që njerëzit ta kujtojnë prej saj në 2020-ën.

PHOTO COURTESY OF HARPER’S BAZAAR

“Endrra ime për këdo në 2020-ën, është që secili nga ne të kujtojë kush është dhe të jetë ai që vërtet është pavarësisht se çfarë del gjatë rrugës për t’i penguar lirinë. Nëse mendon se s’po e jeton plotësisht jetën, përpiqu të identifikosh kush apo çfarë po të bllokon frymëmarrjen. Zbuloje dhe luftoje! Kjo që po them merr shumë forma dhe bëhuni gati pasi është një luftë e ndryshme për secilin nga ne.”- e mbyll Jolie, kurse ne të tjerët fillojmë reflektimin…

 

SHKARKO APP