Angelina Jolie humb betejën e parë me Brad Pitt

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Angelina Jolie që gjyqtari John W. Ouderkirk të mos shqyrtojë çështjen e saj të divorcit kundër Brad Pitt. Sipas dokumenteve të siguruara nga “Entertainment Tonight”, gjykata konstaton se Ouderkirk nuk është skualifikuar nga shërbimi si gjyqtar i përkohshëm i çështjes dhe kërkesa e aktores është refuzuar.

Siç thuhet në dokumente, Jolie nuk ka arritur të provojë se gjykatësi kishte një marrëdhënie pune me një nga avokatët e Pitt, sië pretendonte aktorja. Ekipi ligjor i Pitt reagoi duke hedhur akuza nga Jolie se po përpiqet të bllokojë çështjen përpara gjyqit për kujdestarinë e fëmijëve.

Ky veprim i aktores e acaroi në maksimum ish-partnerin e saj, për të cilën është shprehur se ka shkuar “shumë larg” me procedurat e tyre të divorcit. Pretendimi i Jolie për gjykatësin në fjalë bëri që beteja e tyre gjyqësore të marrë një kthesë drejt një shtegu më të hidhur, pasi në këtë mënyrë janë shtyrë dhe më tej procedurat finale të divorcit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?