Angelina Jolie lë pas martesën traumatike me Brad Pitt, ja cili është i dashuri i saj i ri
Angelina Jolie ka gjetur sërish buzëqeshjen e saj prej disa kohësh, gjë që e dëshmojnë edhe daljet e fundit publike. Aktorja dhe regjisorja e njohur 48-vjeçare amerikane, e cila u divorcua traumatikisht me kolegun e saj Brad Pitt 7 vite më parë, më në fund duket se është në gjendje ta lërë pas martesën e saj të dështuar.
Jolie është parë më shumë se një herë me reperin anglez Akala, me të cilin është fotografuar edhe në Milano, në fund të nëntorit, teksa kanë dalë për darkë në lagjen Brera. Nuk është hera e parë që Angelina Jolie dhe Akala (pseudonimi i Kingslee James McLean Daley) janë fotografuar së bashku.
Në maj ata ishin në Xhamajka për Festivalin Letrar Calabash dhe në vitin 2021 shkuan në koncertin e artistit Mustafa the Poet. Dy vite më parë, Jolie publikoi në rrjetet sociale një foto të vajzës së saj, Shiloh, teksa po lexonte “The dark lady”, një libër i shkruar nga Akala.
I lindur në Londër nga një baba xhamajkan dhe nënë skoceze, Akala është 40 vjeç, bën muzikë ‘rap’ dhe publikoi pesë albume midis viteve 2006 dhe 2015.