Angelina Jolie: Mendoja mund ta shpëtoja martesën me Brad Pitt

Në vitin 2015 Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhanë premirën e filmit “By the Sea”, filmi i tyre i parë si një çift i martuar. Një një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ylli i Hollywood është shprehur se ky film ishte përpjekja e saj e fundit për të shpëtuar martesën e saj me Pitt, që përfundoi në shtator 2016.  “Doja që ne të bënim një punë serioze bashkë”, tha Jolie. “Mendova se do të ishte një mënyrë e mirë për ne që të komunikonin. Në disa mënyrë ishte dhe mësuam shumë gjëra. Por kishte një ngërç dhe kjo nuk ishte për shkak të filmit”. Por filmi nuk arriti dot që ta shpëtonte martesën e tyre. Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt në shtator 2016. Çifti zyrtarisht ishin në një lidhje në vitin 2005 dhe janë prindër të 6 fëmijëve. Martesa e tyre u shkatërrua kur Jolie zbuloi se bashkëshorti i saj kishte varësi ndaj alkoolit. Por megjithatë aktorja tha se është ende e lumtur që kanë realizuar filmin së bashku. “Çfarëdo qoftë  të ishte, ndoshta nuk zgjidhi gjëra të caktuara, por ne komunikuam diçka që duhej t’i komunikonim njëri-tjetrit”.

SHKARKO APP