Angelina Jolie mesazh të prerë vajzave: Harroni shopping-un, por lexoni

Angelina Jolie ka mbajtur një fjalim teksa vizitoi qendrën komunitare 92nd Street Y në Neë York mbrëmjen e shkuar i cili i la të gjithë pa fjalë.

Pjesa që u mbajt mend më së shumti nga fjalimi i Jolie ishin këshillat e saj për vajzat dhe gratë e reja:

“Inteligjenca juaj është gjithçka. Mendja juaj dhe gjërat me të cilat e mbushni veten. Nëse e kaloni ditën duke bërë shopping, do të jeni ajo lloj gruaje. Nëse e kaloni ditën duke lexuar, udhëtuar dhe mësuar, do të jeni ajo lloj gruaje.

Dhe ky i fundit është lloji që doni të jeni. Mendoj se duhet t’i inkurajojmë vajzat drejt kësaj të fundit, sepse kanë dëgjuar boll për të parën. Kur ta kuptojnë vërtetë, do ta dinë dhe do ta ndjejnë dhe do të punojnë drejt këtij qëllimi. Do të jenë më të ndërgjegjshme për botën.”

SHKARKO APP