Angelina Jolie nuk do dorëzohet kurrë për kujdestarinë e fëmijëve

Çifti i famshëm hollivudian Jolie-Pitt duket se nuk do i zgjidhin ndonjeherë problemet mes tyre, ku më i rëndësishmi është kujdestaria e fëmijëve.

Angelina është tepër e kënaqur me situatën momentale të kujdestarisë, ajo nuk e ndalon Brad-in të takojë dhe të kalojë kohë më fëmijët e tyre, po nuk mendon kurrë të heqë dorë nga ata.

“Ajo nuk ka probleme me ish-bashkëshortin e saj për kohën që kalon me fëmijët e tyre, dhe po sigurohet që të zhvillohet çdo takim mes tyre i përcaktuar nga gjykata, por nuk do të dorëzohet asnjeherë për kujdestarinë e tyre”, tregon një burim për “HollywoodLife”.

Pavarësisht vizitave që mund të kenë bërë me të atin, gjatë gjithë verës dhe vjeshtës ata janë fotografuar në prezencën e Angelina-s, e të gjithë ishin prezent në premierën e filmit të saj të fundit “Maleficent”,përveç Maddox, i cili është duke studiuar në Korenë e Jugut.

SHKARKO APP