Angelina Jolie pozon nudo: Mos harroni të jeni vetvetja!

Aktorja amerikane Angelina Jolie, në moshën 44-vjeçare ka rrëfyer në një intervistë për revistën “Harper’s Bazar” për vështirësitë që ka përjetuar në jetë, për ato që i cilëson si shenja të dukshme dhe të padukshme. Aktorja përcjell edhe një mesazh për të gjithë: Mos harroni të jeni vetvetja!

Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka pozuar nudo për revistën “Harper’s Bazar”, në numrin e fundit të vitit 2019.

Regjisore, njëkohësisht dhe aktiviste e të drejtave të grave, Jolie ka rrëfyer për shenjat e dukshme dhe të padukshme përgjatë 44 viteve të jetës.

Edhe pse nuk ka më trupin e një 20-vjeçareje, por të një gruaje të pjekur, sensuale dhe krenare, ajo rrëfen për betejat fizike dhe emocionale.

“Trupi im ka përjetuar shumë dhimbje gjatë dekadës së kaluar, veçanërisht katër e vitet e fundit. Por me të vështira për tu luftuar janë shenjat e padukshme. Jeta ka të papritura. Ndonjëherë ti mund të lëndohesh kur shikon ata që do  në dhibmje dhe s’mund të jesh  aq i lirë dhe aq i hapur sa shpirti dëshiron.”

Jolie nuk specifikon se çfarë nënkupton me frazën “plagë të dukshme dhe të padukshme”.

Sidoqoftë, dihet që ajo iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë në maj 2013, në mënyrë që të zvogëlonte shanset për rrezikun nga kanceri, si edhe dhe një divorci të komplikuar me ish-bashkëshortin  Brad Pit, në shtator të 2016.

E mbuluar vetëm nga një vello transparente, e cila tregon format e saj, aktorja zbulon veten për atë që është, brenda dhe jashtë.

Duke folur për gjashtë fëmijët e saj, Jolie thotë se ata I japin forcë, ndërsa rrëfen edhe angazhimin dhjetëvjeçar për të drejtat e grave.

Humanistja nuk e fsheh dëshirën për t’u larguar Shtetet e Bashkuara, për të jetuar ndoshta në Afrikë.

Në intervistë spikat natyra e lirë dhe e pazakontë e aktores e cila në moshën 44 vjeccare përcjell këtë mesazh: “Mos harroni të jeni vetvetja, pavarësisht asaj mund të komprometojë aftësinë tuaj për të qenë të lirë”.

SHKARKO APP