Angelina Jolie rrezikon jetën prej bombës së Luftës së Dytë Botërore

Angelina Jolie është një prej aktoreve më të njohura në të gjithë botën. Prej disa kohësh ajo ndodhet me xhirime për filmin e saj më të ri.

Por së fundmi është bërë e ditur se Jolie dhe aktori Richard Madden janë evakuar nga sheshxhirimi për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte e pashpërthyer.

Jolie dhe Madden ndodhen në ishujt Kanarie për xhirimin e filmit “The Eternals”. Të gjithë personat që ishin në sheshin e xhirimit u përfshinë nga paniku.

Një nga të pranishmit ka thënë për “The Sun”:

Ishte tmerruese bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të trazohej. Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të.’’
E ditur bëhet se Jolie dhe gjithë kasti i aktorëve janë mirë dhe se askush nuk ka pësuar as më të voglin dëmtim.

SHKARKO APP