Angelina Jolie: Vetëm fëmijët më njohin se kush jam
Aktorja Angelina Jolie së fundmi eshte shprehur se vetëm fëmijët e saj e njohin me të vërtetë se kush është. Jolie në një intervistë për Extra, ka folur më shumë për jetën e saj private, përfshirë edhe filmin e ri “The One And Only Ivan”.Angelina do të regjistrojë zërin e një elefanti me emrin Stella, i cili do të lancohet në Disney.
Derisa flitej për jetën personale në mesazhin e filmit ajo shtroi se fëmijët janë ata që mund të tregojnë se kush është ajo.“Unë jam më shumë vetvetja sepse nuk di të jem ndryshe, por nëse më pyesni se a më njohin njerëzit me të vërtetë, mund të them se vetëm fëmijët e mi e dinë se kush jam”, është shprehur ajo.
Kjo deklaratë e aktores vjen pas ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë procedurës së divorcit me Brad Pitt.