”Anna” e Norës kthehet në hit, 3 milion shikime në 4 ditë (VIDEO)
Katër ditë më parë, në Youtube u publikua bashkëpunimi i Nora Istrefit dhe Gjikos, ndërsa dueti i tyre tashmë është shndërruar në hit. Kënga e titulluar “Anna”, e cila u kompletua edhe nga ana vizuale, është pranuar shumë mirë nga fansat e dyshes së popullarizuar të muzikës shqipe. Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua në YouTube më 20 dhjetor, ndërsa ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh në platformën e shpërndarjes së videove. Claydee Lupa dhe Tedy Economou qëndrojnë prapa muzikës së kësaj kënge që është realizim i REDBOX Entertainment, kurse për xhirimin e videos muzikore është angazhuar produksioni Sekuencë Studio.