Antoneta i “mbylli derën”, Mareni largohet nga Përputhen

“Përputhen” në e Diell, për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur, rubrika ka në fokus takimet mes një djali dhe një vajze, me qëllimin përfundimtar krijimin e një çifti. Janë tre vajza dhe secila prej tyre, çdo javë zgjedh njërin nga tetë djemtë për t’u njohur.

Antoneta, është njëra nga vajzat e cila ka marrë më së shumti vëmendjen e djemve, njëri prej tyre është dhe Mareni. Mirëpo, kohet e fundit ai ka pasur disa probleme familjare dhe nuk ka qenë i pranishëm në emision. Ndërsa sot, ai i kërkoi një përgjigje Antonetës, nëse ajo kishte interes për ta njohur atë, ose në të kundërt i duhej të largohej nga ky format.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Antoneta është e fokusuar më së shumti nga pamja e jashtme dhe atë e ka lënë paksa në hije, edhe pse Mareni, pretendon se e ka shprehur hapur pëlqimin për Antonetën dhe besnikërinë ndaj saj. Këto fjalë mesa duket Antoneta i perceptoi si një sulm dhe u shpreh se i duhej kohë të mendohej për propozimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, a ka apo jo interes për të njohur atë. Por pas insistimit të Nevinës, (drejtuese e rubrikës) që përgjigja duhej të jepej menjëherë, Antoneta i “mbylli derën” Marenit në lidhje për një vazhdimësi së bashku. Pra Mareni u bë konkurrenti i radhës që largohet nga kjo rubrikë, pas Enos, Erikut dhe Denardos më herët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?