Antonio Banderas shtrohet në spital
Aktori i njohur, Antonio Banderas, ylli i ‘Zorro’ është shtruar të enjten e kaluar në spital pasi pati një tronditje të zemrës.
Aktori 56 vjeçar kishte ndjerë një shtrëngim në gjoksin e tij.
Mjekët e mbajtën nën vëzhgim për një natë dhe më pas ai u largua pas rrezikut të kaluar.
Në një deklaratë për ‘The Sun’ ai e vlerësoi faktin që mjekët e ndihmuan që ta kalonte këtë tronditje.
Antonio është yll i filmave hit si Zorro, Shrek apo Desperado.
/Oranews