Anxhela Peristeri flet për karantinën: Isha vetëm, më kapi paniku dy herë (VIDEO)
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar se periudhën e izolimit nuk e ka përjetuar aspak mirë. Gjatë intervistës në emisionin ”Rudina”, këngëtarja tregoi se në fillim nuk e pati problem të izolohej, sepse kishte kaluar një periudhë të ngjeshur me aktivitete, koncerte.
Mirëpo pas pak javësh, e gjeti veten në panik. Siç tregoi këngëtarja, periudhën e karantinës e ka kaluar vetëm, sepse prindërit jetojnë në Tiranë në shtëpi tjetër por ajo nuk shkonte t’i takonte. Madje nuk dilte fare nga shtëpia, as për të hedhur plehrat.
”Ka qenë periudhë mjaft e lodhshshme. Më ka kapur paniku, e kam kaluar dy herë. Më merrej fryma, më rrihte zemra fort”.