Anxhela Peristeri zbulon pagesën më të lartë që ka marrë në një koncert

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar, edhe padyshim edhe pagesa e saj për një koncert është e lartë. Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri, e cila e ftuar së fundmi në ‘NIN’, gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, u pyet saktësisht se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë.

“8 mijë euro”, tha Anxhela, teksa shtoi se ka pasur edhe vlera shumë më të ulëta. Ndër të tjera, këngëtarja u pyet sa i takon arsyes më serioze për të cilën është grindur me personin e zemrës, nëse ka ose ka patur…

“Unë s’kam qenë pa person zemre, kështu që mund të të jap shumë arsye grindjeje. E vetmja gjë që më acaron është xhelozia, për këtë mund të grindem. Pastaj në qoftë se personi i zemres grindet për gjëra të tjera, atëherë duhet të pyesni atë”.

SHKARKO APP