Anxhela sqaron punën e virgjërisë

Pak ditë më parë, kudo nëpër portale u fol shumë për një deklaratë që Anxhela Peristeri kishte dhënë gjatë një interviste. Këngëtarja deklaroi se më shumë gjasa ajo do të jetë e vetmja që do të shkojë drejt altarit e virgjër.

Pas kësaj, të gjithë nisën aludimet e pritshme, se mos vërtetë Peristeri ishte ende e virgjër, derisa ajo vetë e sqaroi njëherë e mirë mbrëmjen e djeshme. E ftuar në Top Show Magazinë, Anxhela tha se e gjitha ishte në formë batute.

”Ishte thjesht një batutë me Rozana Radin, pasi më pyeti nëse djemtë korçarë i kanë qejf vajzat e virgjëra. Iu përgjigja duke i thënë se tani nuk besoj se ekziston më ky koncept dhe se e vetmja që do shkoj në altar e virgjër jam unë”,-u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?