“Anywhere” e Rita Orës, kënga më në trend në Britani të Madhe
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, për javën e dytë rresht është duke prirë në listën e këngëve më trend në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe me këngën “Anywhere”. Kënga udhëheq listën e 20 këngëve të reja me ndikim në Britani të Madhe. “Anywhere” debutoi në pozitën e 20-të në listën e top-këngëve, ndërsa tani është në vendin e 11-të në total. Këtë të premte, ajo pritet të hyjë në top-7 këngët më të dëgjuara. Përpos kësaj kënge, Rita Ora është në top-5 këtë javë edhe me këngën “Lonely Together” të lançuar në bashkëpunim me Aviciin. Ajo këngë është në pozitën e katërt. Në top-20 të listës për këtë javë është edhe Dua Lipa me “New Rules” që pozicionohet e 17-a.