Arbana vishu se u plevitose

Arbana ka xhiruar spotin e ri të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Meqënëse natyra është treguar bujare më shumë se ç`duhet me veriun e Shqipërisë, duke i dhënë dëborë me shumicë, ekipi xhiroi atje. Dhe ishte që ishte, moderatorja, këtë herë edhe autore e programit i bëri ca foto. Vuri një kapuç të madh me shumë qime dhe një pulovër. Ndërkohë që në kokë mbante gjithë atë peshë, çik për modë e çik për më shumë sensualitet, e uli njërin sup të pulovrës. Se xhupin apo pallton, s`bëhej fjalë ta mbante veshur e të dilte foto si arush. Për t`u dukur seksi edhe në dëborë, ia vlen sakrifica. Rrezik të gjitha do kishim tharë së ftohti për të pasur një foto si kjo.

https://www.instagram.com/p/BckvOBKgyWb/?taken-by=arbanao

SHKARKO APP