Arbër Hajdari debaton me Rogertin: Flisni vetëm për Selinën, e keni frikë
Opinionisti Arbër Hajdari ka debatuar me Rogertin gjatë prime-t të kësaj të marte, kjo pas deklaratave për mendimet e tyre se kush e fiton “Big Brother VIP 5”. Hajdari u shpreh se banori së bashku me Mirin flasin vetëm për Selinin, teksa shtoi se e kanë frikë këtë të fundit.
Arbër Hajdari: Miri është bërë hija jote. Mendoj që Miri është i sinqertë kur thotë e fiton Rogerti, gjilpërat kanë qenë të holla që ia ka bërë me kalimin e ditëve. Ju lat nam vetëm për Selinën flisni. E keni frikë.
Rogerti: Po normal që po, për kë do të flasim. Pse nuk ia bën të njëjtat kritika edhe Selin?
Monika: Ça të duhet ty?
Rogerti: Se dija që Arbri kishte nevojë për ndihmë. Po flas me Arbrin. Doni të na përçani dhe nuk na përçani dot. Nuk na nxjerr as ti as Monika.
Arbër Hajdari: Ti mirë bën, ti i ke futur gjilpërën atij. Ti ishalla i gjen ndonjë dozë që mos të duket në shtëpi, por në marrëdhënien me Selinin, t’i kupën e ke shumë herë më të mbushur.
KOHA JONË SONDAZH

