Arbër Hajdari në shtëpinë e Klajdi Musabelliut, nis puna për rikonstruktimin e plotë të banesës
Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar në shtëpinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu në kryeqytet.
Ata kanë parë nga afër kushtet e banesës për të nisur më pas punën për rikonstruktimin e plotë të saj. Opinionisti i “Big Brother VIP 4” takoi nënën e banorit të reality show-t, që i hapi dyert dhe e mikpriti në shtëpinë ku jeton bashkë me djalin.
Në spektaklin e 1 janarit, Klajdi rrëfeu mes lotësh vështirësitë që ka kaluar në jetë, me papunësinë, emigrimin dhe kushtet e vështira të apartamentit, ku sikurse tha “sa herë bie shi, uji hyn brenda”.
Dhurata e Vitit të Ri për të ishte pikërisht lajmi se “Fundjavë Ndryshe” do të kujdeset deri në detaje që familja e tij të ketë një folezë të ngrohtë, të sigurt, me të gjitha kushtet optimale të jetesës.
View this post on Instagram