Ardit Çuni dhe Eranda Libohova konfirmojnë bashkëpunimin
Kishte ardhur koha që të kishim një tjetër projekt nga dy artistët e famshëm Ardit Çuni dhe Eranda Libohova e ku ka më mirë se një bashkëpunim midis tyre?!
Dy këngëtarët kanë konfirmuar nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’ se janë në përfundim të bashkëpunimit të tyre që pritet të dalë në fund të janarit. Projekti më i fundit i Arditit është “Je Mama” i lançuar rreth 6 muaj më parë ndërsa për Erandën është “Tkam Tregu” i publikuar para 5 muajsh.
Tashmë, dy artistët shumë të dashur për publikun shqiptar janë bashkuar për një prurje të re. I kontaktuar nga Top Albania Radio, Arditi ka ndarë me ne disa detaje të tjera rreth këtij projekti. Ai ka theksuar se kjo prurje është e tija dhe ka ftuar Erandën në një bashkëpunim sepse donte të vinte ndryshe, me një tjetër stil muzikor.
Sa i përket këngës, ajo është punuar nga Marsel Gunga ndërsa teksti është nga 2Step. Ky projekt i cili do të mirëpresë Shën Valentitin do të shoqërohet edhe një klip të punuar nga ‘Sebastian Production’.