Ardit Çuni shpërthen në akuza: RTSH të më likuidojë borxhet

Ish-banori i ”Big Brother Vip Albania”, këngëtari Ardit Çuni ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH.

Gjithçka nisi nga një intervistë virtuale që ai realizoi në rrjetet sociale me ndjekësit, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në Festivalin 61 si konkurrent. Ai shkruan se RTSH-ja duhet t’i likuidojë borxhet që i ka që nga “Eurovision 2022.”

“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar teksat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”, shkruan Arditi.

SHKARKO APP