Ardit Gjebrea e pyet për “princin e kaltër”, Anna e surprizon me përgjigjen

Pasditen e djeshme, moderatori Ardit Gjebrea ka organizuar shorteun e Geraldina Sposa në emisionin e tij “E diela shqiptare”. Ai ka ftuar në studio vogëlushen e tij Annën, për të tërhequr emrin e fitueses së fundit të një fustani nusërie.

I frymëzuar nga tema e dasmave, Arditi ka pyetur vajzën e tij se si e imagjinon ajo ditën e saj të dasmës.

“Uh, çfarë pyetjeje, se di.”- është përgjigjur Anna dhe pas kësaj moderatori i ka bërë një pyetje tjetër, për mënyrën se si e imagjinon ajo “princin e kaltër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Surprizë! Gjesti i Annës i ka surprizuar të gjithë: Ajo ka drejtuar gishin nga i ati dhe ka thënë “ti”. Pas kësaj nuk kanë munguar duartrokitjet dhe përlotja në sallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

anavogeler

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?