Ardit Gjebrea infektohet me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit dhe për këtë arsye u morën masa të tjera kufizuese. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të kufizojë orarin e daljes nga ora 20:00-06:00,  gjithashtu në të njëjtin orar do të qëndrojnë mbyllur baret e restorantet dhe disa gjimnaze në zonat më të rrezikuara do të vijojnë mësimin online për të paktën 2 javë.

Gjatë këtyre ditëve janë infektuar edhe shumë personazhe të njohur dhe i fundit që ka dhënë këtë lajm është Ardit Gjebrea. Moderatori ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se është izoluar në shtëpi prej 2 ditësh. Ai ka treguar se e ka marrë me qetësi këtë situatë, sepse e vetmja simptomë që ka është një temperaturë jo shumë e lartë.

Po me “E Dila Shqiptare”, çfarë do të ndodhë? Gjebrea është shprehur se emisioni do të vazhdojë dhe se ai do e drejtojë nga shtëpia e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha a zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shkruan Gjebrea.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?